Bordi i Drejtorëve

Board Of Directors

Alban
Alban A. Zeka
Chief Executive Officer & Program Manager

Albani është themelues i OJQ-së “Me Dhe Për Kosovën” dhe organizatave të saj bije. Alban ka fituar një Diplomë Master në Administratën e Biznesit (MBA) me përqendrim në Menaxhimin e Përgjithshëm në Illinois Institute of Technology (IIT), Chicago, Illinois. Alban ka fituar një Diplomë Bachelor në Menaxhim dhe Ekonomi & Statistikë dhe një minor në Politikën Publike, në Rochester Institute of Technology (RIT). Bashkë me Beyzanur Dogan, Alban themeloi platformën e parë online për Matematikë në gjuhën shqipe. Alban është Drejtor Ekzekutiv dhe Menaxher i Programeve në OJQ-në “Me Dhe Për Kosovën” dhe organizatat e saj bije.

Beyzanur Dogan
Portfolio Manager

Beyza ka fituar një Diplomë Master në Biznes Ndërkombëtar në University of the Incarnate Word (UIW) në Texas, Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që ka një Diplomë Bachelor në Shkencë në Statistikë në Ege University, Izmir, Turqi. Në Chicago, bashkë me Alban A. Zeka, ajo ka bashkëthemeluar Easy Learning Institution Inc., e cila është platforma e parë ndërkombëtare për mësim në internet për Matematikë, që ndihmon studentët nga e gjithë bota të përmirësojnë aftësitë e tyre në temat që lidhen me Matematikën. Ajo është një anëtare aktive e bordit të OJQ-së “Me Dhe Për Kosovën” dhe organizatave të saj bije, duke ofruar ekspertizën e saj si Menaxhere e Portofolit.

Arbër A. Zeka
Project Manager

Arbër ka fituar Diplomën Master në Marketing në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Kosovë. Ai ka fituar Diplomën Bachelor në Ndërmarrësi në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) në Prishtinë, Kosovë. Arbër gjithashtu punon në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke udhëhequr emisionin e tij shumë të njohur për të rinjtë, të quajtur “N’ZA”. Duke qenë shumë i informuar mbi çështjet me të cilat përballen fëmijët, rinia dhe shoqëria e Kosovës; dhe i arsimuar në menaxhim dhe marketing, Arbër është bërë një anëtar thelbësor në ndihmën që i ofron organizatës sonë për t’u marrë me këto çështje në mënyrë efektive dhe efikase. Arbër është një anëtar aktiv i bordit të grupit tonë të organizatave, duke ofruar ekspertizën e tij si Menaxher i Projekteve.