Përmes platformave të saj, Easy Learning Institution, Inc. ka si qëllim të bëhet miku i vërtetë dhe i dedikuar për çdo njeri që ka etje për dijen. Pa dyshim, ata që kërkojnë vazhdimisht dijen nuk varen nga klasat. Sidomos sot, kur teknologjia na ka mundësuar të fitojmë atë që na duhet dhe dëshirojmë shumë më lehtë dhe nga çdo vend.
Glocal Trades është një treg online, i cili paraqet me dinjitet produktet bujqësore të Kosovës në tregun ndërkombëtar. Glocal Trades është i vetmi treg online që promovon dhe shet freskinë e produkteve kosovare, duke siguruar cilësinë dhe duke plotësuar nevojat, dëshirat dhe pritshmëritë e klientëve.
Qendra për Inovacion në Kosovë (ICK) është një qendër e cila ka si qëllim lidhjen e komponentit të kërkimit dhe zhvillimit të fushës shkencore me sektorin e biznesit, duke u fokusuar në krijimin e mundësive të reja punësimi të orientuara nga e ardhmja, të bazuara në dije dhe teknologji të reja.
Scooler LLC u themelua me qëllimin për të zhvilluar zgjidhje softuerike për shumë probleme që studentët hasin në universitetet e Kosovës. Shërbimi kryesor i platformës së Scooler LLC quhet Scooler, një platformë online dhe mobile e orientuar nga studentët, e cila synon të plotësojë të gjitha nevojat e studentëve, nga komunikimi, bursat, praktikat profesionale dhe mundësitë e punës.
www.trajnime.info inicon platformën e parë për renditjen e trajnimeve dhe kurseve që mundëson përdoruesve të kërkojnë trajnime të ofruara dhe t’i krahasojnë ato sipas çmimit, kohës, vendndodhjes dhe ofruesit. Për më tepër, përdoruesit do të kenë mundësinë të kërkojnë punë në faqen tonë të njoftimeve të punës, ku bizneset do të publikojnë pozitat e lira.